Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas marrëveshje për rrënimin e murit, të arritur mes të gjitha palëve të premten e vonshme.
Ai ka thënë se marrëveshja e arritur respekton ligjet e Kosovës dhe ruan sovranitetin territorial të vendit dhe se mure ndarë në Kosovë nuk do të ketë.
Më tutje, Veseli ka falënderuar palët që ndërmjetësuan në këtë marrëveshe, Ambasadorin e SHBA’së dhe Përfaqësuesen e BE’së në Kosovë.
“Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës”, tha ndër të tjera Veseli. /gazetametro.net