Loading…

Mitrovica është e ndarë me urë, jo me murin

  • 09/02/2017 | 13:24

Mitrovica është e ndarë me urë, jo me murin

 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për rrëzimin e murit në Mitrovicë, për të cilin ka thënë se ishte në formë të perdes së teatrit, derisa qytetarët e këtij qyteti i ka quajtur shikues të këtij teatri.


Ish-lideri i VV-së ka thënë se qyteti i Mitrovicës është i ndarë me Urën e Ibrit dhe jo me mure.

“Muri i ri ishte si perde teatri, ajo u ngrit para skenës derisa shikuesit po uleshin. Qyteti i Mitrovicës është i ndarë me urën dhe jo me murin si perde”, ka thënë Kurti.

Kurti kërkoi të dinte nga Qeveria se përsen në bisedimet me Serbinë nuk është ngritur asnjëherë çështja e pensioneve të plaqkitura nga serbët, dëmeve të luftës apo e grave të dhunara po gjatë luftës, shkruan arbresh.info.

“Jemi për dialog me kushte për Serbinë, me parime jo pa parime. Pse nuk jeni në gjendje që asnjëherë ta ngritni çështjen e pensioneve të plaqkitura, dëmeve të luftës, grave të dhunuara etj. Kur ju shkoni në Brusksel e përfaqësoni Kosovën më shumë si temë të dialogut sesa si palë të dialogut”, tha Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë