Loading…

Mitrovica pret panairin Gratë në biznes

  • 22/11/2016 | 11:31

Mitrovica pret panairin Gratë në biznes

Në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” sot në sheshin “Isa Boletini” në jug të Mitrovicës mbahet panairi ‘’Gratë në biznes – Mitrovica, 2016″.

Projekti ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes programit regjional të BE-së dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT.

Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions.

Qëllimi kryesor i panairit është që të prezantohen prodhimet dhe shërbimet e 33 grave përfituese të cilat kanë fituar grante, dhe të 17 grave pjesëmarrëse të projektit ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë