Edhe në qytetin e Mitrovicës është shënuar Dita Ndërkombëtare e Librit.
Gjatë ditës së sotme në Mitrovicë është mbajtur aktiviteti “Mitrovica Lexon” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit. Aktiviteti është organizuar nga Drejtoria Komuna e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Aktiviteti kishte shumë vizitues e kryesisht fëmijë dhe nxënës të cilët ishin tepër të kënaqur për risinë në qytetin e tyre. Aktiviteti ka për qëllim promovimin e leximit që ndikon drejtpërdrejt në formimin e një individi të shëndoshë në shoqërinë tonë.
Drejtoria e Arsimit do të stimulojë dhe organizojë aktivitete të tilla publike që për qëllim kanë leximin e librit në ambiente të hapura publike./gazetametro.net