Loading…

Mitrovicë: Fëmijët e shkollës ‘Down Syndrome’ hapin kuzhinën e tyre

  • 05/03/2019 | 14:41

Mitrovicë: Fëmijët e shkollës ‘Down Syndrome’ hapin kuzhinën e tyre

Qendra e ‘Down Syndrome’ në Mitrovicë ka hapur sot kuzhinën për fëmijët e kësaj qëndre.


Hapja e kuzhinës u mundësua nga organizata ‘Help’ në bashkëpunim me qeverinë në Luksemburg.

Udhëheqësja e projektit në kuadër të organizatës ‘Help’, Shqipe Breznica ka thënë për Kallxo se kjo organizat dhe qeveria e Luksemburgut kanë ndihmuar në blerjen e paisjeve për këtë kuzhinë.

“ Ne në bashkpunim dhe financim me qeverinë e Luksemburgut përkatësisht ambasaden e Luksemburgut në Prishtinë, kemi ndihmu në implementimin e këtij projekti faktisht në blerjen e këtyre paisjeve që po i shihni “, tha Breznica, për kallxo.com.

Blerja e paisjeve të kuzhinës ka kushtuar rreth 7 mijë euro.

Breznica ka shtuar se ideja e këtij projekti është promovimi i mirëqenies për këta persona në mënyrë të krijimit të mundësive të punësimit për këta persona në këtë kuzhinë, kallxo.com

“ Ideja e këtij projekti është mbështetja dhe promovimi i mirqenies së personave me Syndromin Down, në menyrë që të krijohen mundësi punësimi për këta persona në këtë kuzhinë, të gjenerojnë përveç qëndrueshmeri dhe të ulet stigma në shoqërinë tonë. Ne prej Qeverisë së Luksemburgut i kemi marrë 7 mijë euro, kështu që paisjet kanë kushtuar 7 mijë euro “, ka shtuar Breznica, tha për kallxo.com.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës ‘Down syndrome Kosova’, Sebahate Beqiri e ka vlerësuar shumë këtë mbështetje duke thënë që edhe prindrit do mund të kontribojnë përmes këtij programi

“Kjo mbështetje ka një rol shumë të rëndesishëm sepse përmes programit që do të zhvillohet në hapësirën e kësaj kuzhine ne do të mbështesim personat me Syndromin Down, në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale, gjithashtu do të jetë edhe një mundësi e mirë që edhe prindërit të kontribojnë  përmes këtij programi “, u shpreh Beqiri.

Hapja e kësaj kuzhine po ashtu u mbështet edhe nga kompania  “ Tici Mosaic “ me një në vlerë prej 1 mijë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë