Loading…

Mitrovicë: Tentoi ta mashtronte doganën për të përfituar para kundërligjshëm, arrestohet nga policia

  • 08/11/2021 | 23:07

Mitrovicë: Tentoi ta mashtronte doganën për të përfituar para kundërligjshëm, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut nga Policia e Kosovës.


V.B, ka rënë në pranga nën dyshimin lidhur me dy pagesa të cilat është dashur të paguhen nga përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë, ka ndërmarrë veprime të shpejta operativo-hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.

“Pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot me datën 08.11.2021 hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne rajon, kanë vërtetuar se i dyshuari me iniciale (V.B.) përfaqësues i shpedicionit me qellim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë”, njofton Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përcjell Klankosova.tv.

Me këtë rast personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrim”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme se i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprat penale të lartcekura, Prokurori kompetent lëshon aktvendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë