Loading…

Mizori: para se ta vrisnin, politikanen kurde e goditën me gurë

  • 14/10/2019 | 16:46

Mizori: para se ta vrisnin, politikanen kurde e goditën me gurë

Një numër i madh njerëzish morën pjesë në funeralin e politikanes dhe aktivistes së njohur kurde të të drejtave të njeriut, Hevrin Khalaf, transmeton Gazeta Metro.


Pavarësisht luftimeve, ishte e pamundur që ata të mos i jepnin lamtumirën e fundit 35-vjeçares. Vdekja e saj në një rrugë ndërmjet  Hasakah dhe Qamishli qe një provë mizore e destabilizimit të rajonit që tani është në prag kolapsi. Khalafin, një grua e fortë, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave civile, e përkushtuar për mbrojtjen e më të dobtëve, e njihnin të gjithë në Qamishli, Kobane dhe Raqqa.

Ajo kishte mësuar anglisht në një moshë shumë të re, ishte bërë inxhiniere dhe qe përkushtuar të ndihmonte gratë.

“Ishte gjithmonë e pranishme në takimet me delegacionet e huaja. Elegante dhe e matur, kishte  marrëdhënie të drejtpërdrejta me diplomatët amerikanë dhe evropianë “, thonë bashkëpunëtorët e saj.

Mediat sociale lokale zbuluan detaje të frikshme rreth vdekjes së politikanes. Sipas disave duket se ka qenë viktimë e një prite të planifikuar mirë. Hevrin ishte nisur të merrte pjesë në një takim në Hasakah me disa aktivistë nga partia e re, ku ishte sekretare e përgjithshme, “Partia Siriane e Ardhmërisë”.

Por mbi makinën e saj u qëllua me mitraloz. Shoferi dhe një nga bashkëpunëtorët u vranë menjëherë. 35-vjeçarja u tërhoq zvarrë e u përdhunua përpara se të vritej me gurë në mes të rrugës. Mendohet gjerësisht se autorët e krimit janë forcat paraushtarake pro-turke që veprojnë në rajon./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë