Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, reagoi ashpër ndaj deklarimeve të fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar për qasje vetëviktimizuese, transmeton Gazeta Metro.
Duke komentuar paraqitjen e saj të fundit publike, Musliu ka vlerësuar se Osmani ka ndikuar negativisht në funksionimin institucional dhe në klimën politike në vend.
Tutje Musliu theksoi se ndërtimi i shtetit kërkon parime të qëndrueshme dhe jo veprime të bazuara në rrethana të përkohshme.
“Kur kontribuon në rrënimin e rendit institucional dhe nxit anarki politike, mos u habit kur e njëjta anarki të kthehet kundër teje. Sistemet nuk ndërtohen mbi emocione e aleanca momentale, por mbi rregulla dhe parime. Mjaft u viktimizuat!”, shkroi ajo./gazetametro.net