Loading…

Mjekët me ultimatum për Qeverinë: Nëse nuk realizohen kërkesat do ketë bllokim të sistemit shëndetësor

  • 08/11/2021 | 11:17

Mjekët me ultimatum për Qeverinë: Nëse nuk realizohen kërkesat do ketë bllokim të sistemit shëndetësor

Federatat e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës(FSShK) këtë të hënë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë që brenda këtij viti të procedohet ligji i pagave në të kundërtën paralajmërojnë edhe ashpërsim të veprimeve sindikale.


Nën thirrje “stop diskriminimit të punëtorëve shëndetësor nga politikbërja”, “mos harroni punëtorët shëndetësorë”, “ kryetari i FSSHK -së, Blerim Syla tha se për shkak të politikave të gabuara karshi punëtorëve shëndetësorë vetëm këtë vit mbi 120 punëtorë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova.

Ai kërkoi nga qeveria që të jetë transparente dhe ti ftoj për dialog social rreth ligjit të pagave.

Në mënyrë simbolike ata kanë lënë para qeverisë papuçe dhe mantilat e bardhë.

Ndërsa, në përkrahje të punëtorëve shëndetësorë kishin dal edhe BSPK dhe SBAShKU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë