Loading…

Mjeku i njohur: Si e shiti Rama mikun e tij Mentor Petrela, dy vjet më parë e shfrytëzoi!

  • 12/07/2017 | 21:08

Mjeku i njohur: Si e shiti Rama mikun e tij Mentor Petrela, dy vjet më parë e shfrytëzoi!

Emri i mjekut të njohur neurokirurg Mentor Petrela në listën e 100 zyrtarëve të denoncuar nga qytetarët tek kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime te forta.


Mjeku Petrit Vargu shkruan në “Facebook” se Petrelën që e nxorën si një ndër njerëzit më të korruptuar në Shqipëri, hyri në një listën e 100 më të mirëve pasi ishte pjesë e një shoqate neurokirurgësh të kryesuar nga një austriak, të cilin e kishte njohur gjatë marrjes së një kredie austriake që shlyhet nga qytetarët shqiptarë.

Vargu thotë se Rama e shiti Petrelën që e shfrytëzonte dy vjet më parë.

STATUSI I PETRIT VARGUT

Të nderuar gazetarë dhe miq! E ndjej për detyrë të sqaroj, duke parë dizinformimin e vazhdueshëm sipas të cilit Prof.Dr.Mentor Petrela, ka qenë në vitin 2014 një nga 100 kirugët më të mirë të botës. Mos u bëni miopë dhe besojuni ndjesive tuaja të cilat e nxorën një ndër njerëzit më të korruptuar në Shqipëri.

Dua të sqaroj që Prof. Petrela u fut në një shoqatë të përbërë nga 100 Neurokirurgë të kryesuar nga një austriak. Profesorin austriak Petrela e njohu gjatë implementimit të një kredie austriake që shlyhet nga taksapaguesit shqiptarë.

Si kjo shoqatë, në botë ka qindra të tilla dhe shumë profesorë shqiptarë janë anëtarë të këtyre shoqatave, secili në fushën e vet (verifikojini në internet). Nga kjo ngjarje e porsa dhënë nga Balkanëeb, bëj dy deduksione:

1) Incidenca e operacioneve në Neurokirugji në krahasim me kirurgjitë e tjera është shumë e ulët p.sh 1/4 e Kardiokirurgjisë e megjithatë populli e ka veçuar si ndër më të korruptuarit.

Vajmedet sikur profesori të ishte Hemodinamist ose kirurg i përgjithshëm.

2) Publikimin e ka bërë Kryeministri ynë i nderuar, që njihet si mik i Petrelës. A e kuptoni se si të shet Edi Rama? A e shikoni se për atë s’ka miq e shokë? Mos harroni kolegë që dy vjet më parë e shfrytëzonte Petrelën për të na futur në provime si zë pseudo i besueshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë