Loading…

Mjeku kosovar në Gjermani tregon për eksperiencën e vaksinimit kundër Covid-19

  • 23/01/2021 | 16:08

Mjeku kosovar në Gjermani tregon për eksperiencën e vaksinimit kundër Covid-19

Mjeku kosovar që punon në Gjermani, Kujtim Pllana, para katër ditësh e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech.


Mantelbardhi Pllana, i cili është duke specializuar për anesteziologji dhe punon në spitalin “St. George Klinikum” në qytetin e Eisenach, ka bërë me dije se vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë në Gjermani ka filluar më 27 dhjetor.

Ai po ashtu ka sqaruar se marrja e kësaj vaksine nuk është obligative, por është në bazë vullnetare.

Pllana, në një intervistë për Klan Kosovën, ka treguar së në muajin shkurt do ta marrë edhe dozën e dytë, derisa thekson se nuk ka pasur dilema e as frikë rreth kësaj vaksine.

Mjeku nga Kosova, mes tjerash, ka treguar se edhe shteti gjerman ka telashe me sigurimin e kësaj vaksine të shumëkërkuar për shkak të kushteve specifike.

Ai ka treguar po ashtu se Gjermania e kishte arritur pikun e infeksionit me koronavirus në muajin janar ku ka ndodhur që edhe disa spitale të mos pranojnë pacientë të prekur me COVID-19 për disa ditë dhe që të njëjtit të transferohen në spitalet e tjera të zonës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë