Loading…

Mjeku shqiptar bën thirrje të keni kujdes nga ‘gripi i syrit’: Këto janë simptomat

  • 31/12/2021 | 20:26

Mjeku shqiptar bën thirrje të keni kujdes nga ‘gripi i syrit’: Këto janë simptomat

Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve të ruhen nga ajo që cilësohet si ‘gripi i syrit” dhe po përhapet me shpejtësi.


Në një postim në rrjetet sociale, Kalo shkruan se nuk duhet të anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një keratokonjuctivites, ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës.

“Kohë kovidiane…30.12.2021…Një RIKUJTESË në kontekstin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….”Keratoconjunctivitis”, një sëmundje për të cilin po flitet sot shpesh nën okelion “gripi i syrit”, është një proçes inflamator, i cili përfshin njëkohësisht konjuktivën, apo shtresën e jashtme veshëse të syrit (“Conjunctivitis”), dhe kornenë sipërfaqsore (“Keratitis”), me origjinë virale, bakteriale, autoimune, toksike dhe alergjike….Rreth 6.000.000 individë me Keratokonjunctivitis, paraqiten për ndihmë mjeksore çdo vit në ShBA….Rreth 40% e rasteve të tyre në tërësi janë me origjinë ALERGJIKE, dhe vërehen më shpesh në fëmijët e moshës para shkollore e shkollore të moshës 4-7 vjeç, por një dukuri e tillë mundet të observohet nga mosha 5 muajshe deri në grup moshat mbi 30 ose 40 vjeçare….

Përsa i përket shkaktarëve INFEKSIOZË: 1- Keratokonjuktivitet VIRALE janë më të shpeshtat pavarësisht moshës së të sëmurit, dhe përbëjnë 70-75% të Keratokonjuktiviteve infeksioze. Rreth 90%e tyre shkaktohen nga Adenoviruset dhe viruset e tjerë si Enteroviruset, Herpes simplex dhe Herpes zoster. 2- Keratokonjunktivitet BAKTERIALE vërehen më shpesh në moshat pediatrike, dhe përbëjnë rreth 50% të keratokonjunktiviteve infeksiozë në këto mosha….Në këto “Kohë kovidiane”, të mos anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një KERATOKONJUNCTIVITIS (ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës : “Conjunctivitis”), në kuadrin e rreth 98 ( nëntëdhjetë e tetë) shënjave klinike të ndryshme të observuara deri më tash, në milionat e të sëmurëve të prekur gjatë kësaj “flame mbarëbotërore”, ose mundet të jetë e vetmja shënjë e këtij infeksioni viral…Konjunktivitet dhe Keratokonjunktivitet janë observuar në të gjitha variantet virusit Sars-Cov2/Covid-19, POR ato po observohen edhe më shpesh në dy variantet më në qarkullim të tij Delta dhe Omikron….

Bashkëngjitur janë fotot e tre rasteve të Konjunktiviteve apo Keratokonjunktiviteve të observuara personalisht, në të sëmurët e trajtuar nga unë për Covid-19….Mjekimi standart i një Konjunktiviti apo Keratokonjnktiviti bazohet: në Higjenën e kujdesëshme të fytyrës, si dhe në Trajtimin topik/lokal me antinflamatorë, përzierja antibakteriale dhe kortikosteroide (Tobradex me pika), me pomadat oftalmike me Tobradex, Aciklovir, Doxicyclin, Rifampicin, etj…NË ASNJË RAST VETMJEKIM, por konsultë e menjëhershme me mjekun e familjes dhe atë specialist….Together forever!!!”, shkruan Kalo ne reagimin e plote te tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë