Loading…

Mjerim dhe Shëlbim: “Fari lundrues i Bllekuotërit” nga Colm Tóibín

  • 26/11/2020 | 19:59

Mjerim dhe Shëlbim: “Fari lundrues i Bllekuotërit” nga Colm Tóibín

Autori i këtij shqyrtimi kritik të librit është Pronoy Sarkar i magazinës Off the Shelf.


Kam lexuar “Farin lundrues të Bllekuotërit” të Colm Toibinit pranë dritares së apartamentit tim në Brooklyn gjatë një pasditeje të qetë dhe të vakët. Dimri ende nuk kishte mbërritur dhe gjethet jashtë lëkundeshin butësisht në një erë të lehtë. Ky roman i qetë ishte shoqëruesi i përsosur, sepse ju lejon të dëgjoni tingujt e fshatit, gumëzhitjen e insekteve, përplasjen e valëve. është një histori për vdekjen, për bashkimin e një familjeje të larguar nga njëri-tjetri përmes dhimbjes, por ishin heshtjet që më tërhoqën, që më mbajtën pranë peizazhit rural të Wexford dhe shpirtit modern të Dublinit. Një roman i shkruar rrallë dhe thellësisht joqesharak, i treguar në vulën stilistike të Toibinit.

Helen, personazhi kryesor, habitet kur dëgjon se vëllai i saj i vogël, Declan, po vdes nga AIDS. E habitur, sepse ajo nuk ishte në dijeni që ai ishte edhe homoseksual. Dhe ajo e dëgjon këtë nga një mik i tij, një i huaj, dikush që duket se e njeh vëllain e saj shumë më mirë se sa mundej ajo ta njihte ndonjëherë. Declan do të donte që Helen t’i jepte lajmin nënës së tyre dhe ta sillte në shtëpinë e gjyshes së tyre në Wexford – një vend ku, si fëmijë, ata vizitonin dhe ku Declan do të donte të shkonte pasi ai të largohej nga spitali. Por pas vdekjes së babait të tyre, as Helen dhe as Declan nuk mbajtën kontakte me nënën e tyre. Ishte shumë e dhimbshme. Ajo u kishte fshehur atyre lajmin për kancerin e babait të tyre, dhe Helen, sipas vetë pranimit të saj, nuk mund ta falte kurrë për këtë. Tani, me vdekjen e Declan, të tre duhet të bashkohen për hir të tij,për të rregulluar ndoshta një familje që është prishur prej vitesh.

Është një libër për nënën, por asnjë nga gratë nuk e shfaq këtë cilësi. Janë miqtë meshkuj të Declan që kujdesen për të. Megjithëse një vështrim i sinqertë i perceptimeve të homoseksualitetit në Irlandën moderne, do të ishte më tepër reduktuese ta kualifikoja atë si një roman homoseksual. Bëhet fjalë për një Irlandë që lufton me të kaluarën e saj rurale dhe të ardhmen e saj kozmopolite, ku pamja është po me aq karakter sa miqtë dhe familja e Declan. “Fari lundrues i Bllekuotërit” është i papërpunuar dhe joapologjetik. Që ne mund të bëhemi të afërt me ata që lamë pas për të ndjekur ambiciet tona kur spektri i vdekjes shfaqet para nesh, është diçka krejt e vërtetë dhe e pafalshme. Kur Helen vendos të ecë poshtë shkëmbit pranë shtëpisë së gjyshes së saj për të parë detin, ajo nuk thotë shumë – vetëm shikon detin. Më lejoi të marr frymë dhe të mendoj për jetën time, familjen time dhe zgjedhjet që kam bërë. Koha shkon përpara pavarësisht nga drejtimi që shohim – nga e kaluara apo e ardhmja – dhe është e vërtetë që ndonjëherë është tepër vonë për të ndryshuar gabimet që kemi bërë. Ne jetojmë përgjithmonë duke menduar për gjurmët që lamë pas, për të mos u kthyer më. / GazetaMetro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë