Në fshatin Stagovë të Kaçanikut një banor shqiptar, të shtunën, ka hasur në një mjet shpërthyes.
Sipas raportimeve të policisë, pas njoftimit për mjetin, është siguruar vendi i ngjarjes derisa njësitet e FSK-së kanë bërë tërheqjen e tij, njofton Klan Kosova.
Procesi i tërheqjes së mjetit shpërthyes, është përfunduar pa asnjë incident.