Loading…
MKRS investon 1,3 milionë euro për stadiumin e futbollit në Gjakovë
  • 15/05/2019 | 17:25

MKRS investon 1,3 milionë euro për stadiumin e futbollit në Gjakovë

Edhe stadiumi i Gjakovës do t’i nënshtrohet renovimit sipas standardeve dhe kritereve të UEFA-s, transmeton Gazeta Metro.


Përveç investimit në stadiumin e qytetit të Gjakovës, investime do të këtë edhe në ndërtimin e një Kompleksi të Tenisit.

“Për këto dy projekte, sot, me Kryetarin e Komunës së Gjakovës nënshkrova marrëveshje financimi nga MKRS-ja në vlerë prej 1,683,000.00 €. Pas këtyre investimeve të rinjtë e Gjakovës dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive. Ne si Ministri e sportit mbetemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë ngushtë me gjitha komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës sportive, sepse kështu krijohen mundësi dhe kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Urime Gjakovë!” – thuhet në njoftimin nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë