Loading…

MKRS organizon ‘Tryezën e Sportit’

  • 21/01/2022 | 10:58

MKRS organizon ‘Tryezën e Sportit’

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, po organizojnë “Tryezën e Sportit” i cili është një takim diskutimi i Komunitetit të Sportit në Republikën e Kosovës dhe ku po marrin pjesë akterët më të lartë të organizimit të jetës sportive në vend, qoftë i nivelit qendror apo lokal, përfaqësues të federatave sportive dhe të mekanizmave tjerë sportivë.


Tryeza e Sportit si qëllim kryesor të saj ka që bashkërisht të gjithë akterët e sportit të krijojnë një platformë të përbashkët profesionale ku pritet të ndahen informacionet, përvojat, sfidat, idetë e reja dhe zhvillimi i mëtejmë në sportin e Kosovës.

Tryeza e Sportit do të mbahet në datat 21 dhe 22 janar 2022, në Hotel Brezovica në Brezovicë.

Konferenca për media për konkluzat e tryezës do të mbahet nesër 22 janar 2022, duke filluar prej orës 12:30.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë