Loading…
MKRS tregon se a është hequr flamuri në Kala të Novobërdës
  • 17/08/2019 | 12:53

MKRS tregon se a është hequr flamuri në Kala të Novobërdës

Dje në media është raportuar për heqjen e flamurit të Kosovës nga Kalaja e Novobërdës. Madje u pretendua se flamuri kosovar u zëvendësua me atë të serbëve.


Pas marrjes së këtij lajmi sot në vend të ngjarjes kanë dalë zyrtarë nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit.

Drejtori për Trashëgimi Kulturore në këtë ministri, Ismet Hajrullahu, i ka thënë Klan Kosovës se flamuri i Republikës së Kosovës nuk është larguar fare nga kalaja.

Tutje Hajrullahu tha se ky objekt është dhe mbetet i shtetit të Kosovës dhe flamuri në të është duke qëndruar që nga muaji maj i këtij viti.

Se nuk u largua simboli i shtetit te Kosovës nga aty e konfirmoi edhe punëtori i sigurimit në këtë objekt.

Ai se e mbikëqyrin 24 orë objektin dhe se lajmet për vendosjen e një flamur serb janë vetëm gënjeshtra.

Pas kësaj situate policia nga Gjilani ka dërguar një patrullë e cila po qëndron aty që nga mbrëmë për çështje sigurie.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani,  ka thënë  se ky patrullim bëhet vazhdimisht në këtë pjesë ku edhe përfshihet kalaja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë