Rusia i ka dhënë garanci zyrtare Tribunalit të Hagës për lirimin e përkohshëm të Ratko Mladic’it për shërim në Moskë, shkruan gazeta serbe Novosti.
Siç pretendohet, mbrojtja e kriminelit të hënën i ka parashtruar kërkesën Tribunalit të Hagës që të lejohet që Mladic të transportohet në Rusi për shkak të shërimit në kushte klinike.
Sipas informatave jozyrtare të tyre, Rusia ka marrë obligim që të garantojë që Mladic nuk do të zhduket apo të arratiset dhe se do ta kthejnë prapa në Hagë kurdo që Tribunali të kërkojë, dhe do të pranojnë të gjitha kushtet të cilat në këto rrethana kërkon Tribunali i Hagës.
Mbrojtja e ka paraqitë kërkesën për lirimin e Mladic’it në shërim të përkohshëm si urgjente dhe shpreson se Haga sa më shpejt të merr vendim për këtë./gazetametro.net