Loading…
Mo Salah në Hollywood, xhelozojnë shokët në Liverpool
  • 25/04/2019 | 23:36

Mo Salah në Hollywood, xhelozojnë shokët në Liverpool

Ylli i Liverpoolit Mohammed Salah u takua me yje të Hollywood’it në një gala në New York ku u pa e fotografua me shumë yje por njëra foto e bëri ‘xheloz’ trajnerin gjerman, transmeton Gazeta Metro.


Mo Salah ishte në New York si pjesëmarrës në ngjarjen e organizuar nga Time Magazine pasi u emërua nga ta si njëri prej 100 personaliteteve më me influencë në botë.

Jurgen Klopp i njohur për sensin e tij të humorit nuk përtoi as sot të tallej në drejtim të Mo Salah edhe pse me dashamirësi duke e lavdëruar futbollistin egjiptian për arritjen etij.

Jurgen Klopp e lavdëroi Salah por nuk u durua pa e ngacmuar për fotot me aktoren Emilia Clarke që luan rolin e Mbretëreshës Daenerys Targaryen në dramën e famshme televizive Game of Thrones, duke u shprehur se “Takoi njerëz të famshëm ai atje, nëna e dragonjëve? Nëse do të më ftonte do të shkoja edhe unë”.

Jam krenar tha Klopp për Salah, ai është njeri i menqur dhe ndikon për mirë. Klopp shtoi edhe se ne njerëzit e futbollit dalim shpesh në televizion e gazeta dhe shumicën e kohës nuk themi ndonjë gjë të menqur./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë