Loading…

Modeles së njohur i vdes djali në moshën 24 vjeçare

  • 19/01/2021 | 19:42

Modeles së njohur i vdes djali në moshën 24 vjeçare

Modelja e famshme Stephanie Seymour ka përjetuar ngjarjen më të keqe të jetës së saj. I biri vetëm 24 vjeç ka ndërruar jetë.


Lajmi është konfirmuar nga familja e Brant, e cila tha se shkaku i vdekjes ishte një mbidozë aksidentale e drogës, siç raporton “New York Times”.

“Do të jemi përgjithmonë të trishtuar që jeta e tij u ndërpre nga kjo sëmundje shkatërruese. Ai arriti shumë në 24 vitet e tij, por ne kurrë nuk do të kemi mundësinë të shohim se sa shumë më shumë Harry mund të kishte bërë. Harry nuk ishte vetëm djali ynë. Ai ishte gjithashtu një vëlla i mrekullueshëm, nip i dashur dhe një mik i dashur. Ishte një shpirt krijues, i dashur dhe i fuqishëm që solli dritë në zemrat e kaq shumë njerëzve. Ai ishte me të vërtetë një person i bukur jashtë dhe brenda”, shkruan familja.

Djali i modeles u bë gjithashtu pjesë e botës së modës, duke ndjekur hapat e së ëmës. Ai ishte model në shumë fushata për Vogue Italia dhe Balmain. Harry kishte nxjerrë gjithashtu një linjë unisex make-up me vëllain e tij për MAC, dhe shkruante për revistën Interview, e cila dikur ishte në pronësi të babait të tij Peter Brant.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë