“Big Brother Albania Vip 2” pritet të nisë shumë shpejt dhe në media kanë nisur të përmenden emrat se kush do të jetë pjesë e reality show-t.
Disa ditë më parë mediat rozë raportuan se banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë moderatorja Kiara Tito, ndërsa sot zbuluan një tjetër emër.
Bëhet fjalë për Jori Delli, një influencuese që jeton në Itali. Madje duket se promovimi për Jorin ka nisur nga Top Channel, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Arena”.
Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila është gjithashtu një modele e njohur në Itali, por ishte shumë pak e njohur në Shqipëri derisa hyri në Big Brother Vip Albania.
Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e reality show-t.
Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.
“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha ajo./panorama