Loading…

Modelja josh rojet e sigurisë: Shpëton nga burgu nënën e saj

  • 31/10/2021 | 09:09

Modelja josh rojet e sigurisë: Shpëton nga burgu nënën e saj

Një modele e njohur në INSTAGRAM ka ndihmuar mamanë e saj t’i shpëtojë burgut, duke shpërqendruar rojen e sigurisë me “hiret” e saj.


Vajza kolumbiane, Aida Victoria Merlano, 21 vjeçe, raportohet se zbatoi planin e saj të guximshëm për të nxjerrë nënën nga burgu duke përdorur një litar dhe një motoçikletë.

Gjatë një gjyqi këtë javë, prokurorët thanë  se modelja ndihmoi ish-politikanen, Aída Merlano Rebolledo të arratisej nga një burg në Bogota, përmes një litari.

Incidenti ndodhi në tetor 2019, kur Rebolledo, atëherë 38 vjeç, u bë senatore, por u dënua pak më vonë pasi autoritetet zbuluan prova të mashtrimit të votuesve, korrupsionit dhe posedimit të paligjshëm të armëve.

Ajo u dënua me 15 vjet burg, brenda gjashtë muajve nga fitorja e saj, dhe u arratis vetëm dy javë më pas.

Mundësia për t’u arratisur lindi kur Rebolledo kishte një takim me dentistin. Ndërsa ajo shoqërohej nga një roje burgu dhe një shofer, në zyrën e dentistit që ndodhet jashtë burgut, ajo u lejua të hynte e vetme.

Pamjet nga El Tiempo tregojnë momentin kur ajo ishte në gjendje të zbriste nga dritarja duke përdorur një litar.

Më pas atë e pret një burrë me motoçikletë dhe arratiset. Nga ana tjetër, vazja dyshohet se shpërqendroi rojet e sigurisë

Pothuajse një muaj më vonë ajo u shfaq në kopertinën e një reviste duke pozuar e zhveshur në pranga , me titullin “Rrëfehet vajza e kongresmenes së arratisur”.

Rebolledo u kap përfundimisht në Venezuelë disa muaj më vonë, në janar 2020. Kësaj jave nisën gjyqet e Aída Victoria dhe një dentisti që kishte ndihmuar në arratisjen, të cilët mund të përballen me dënime të gjata nëse shpallen fajtorë. Vajza nuk është dënuar ende nga gjykata.

Shikojeni nga minuta 1:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë