Loading…

Moderatori dërrmoi serbët: E vratë dikë në Srebrenicë, Kosovë? Vodhët ndonjë frigorifer, unazë a dhëmb ari?

  • 22/06/2021 | 15:52

Moderatori dërrmoi serbët: E vratë dikë në Srebrenicë, Kosovë? Vodhët ndonjë frigorifer, unazë a dhëmb ari?

Zeljko Veljkovic moderatori serb i Newsmax Adria në Serbi ishte aq i ashpër e i drejtpërdrejtë me të nisur emisionin sa tronditi publikun me disa pyetje therëse që i djegin sedrën e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Aq keq i sulmoi Veljkovic me të vërtetën diku reaguar me indinjatë të thellë për qëndrimin serb që refuzon se ishin ata që sollin fatin e tyre me krimet që i bënë për shkak të iluzionit fashist të ndërtuar nga regjimi serb atëkohë, e që regjimi i tanishëm po vazhdon të e mohojë.

“Mirëmbrëma. Ku ishit në të nëntëdhjetat? Sa fshatra dogjët? A sollët në shtëpi së paku një frigorifer, unazë a ndonjë dhëmb të praruar? E keni vrarë së paku një njeri në Srebrenicë. A e groposët ndonjë shqiptar në varrezë masive? Apo ndoshta atyre viteve keni humbur dikë tuajin në Bosnje, Krajinë, në Kosovë? Kur prisnit në rresht për sheqer a bukë, e rrogat i këmbenit për pesë marka, e markat për benzinë bullgari. Atëherë kur ishit të varfër, siç janë të shumtë sot, kur shikonit si disa po pasuroheshin e ndërtonin vila, siç bëjnë edhe sot.”

“E të tillë duan që asgjë mos të ndryshojë, që edhe kur është vështirë të fshihen pas popullit. E kjo po bëhet vështirë e më vështirë. Në ndërkohë, kudo në fqinjësi erdhën disa të rinj në pushtet që duan të pastrojnë gjërat nga e shkuara e përbashkët, e ne po na sundojnë ata të njëjtit, që tani po ju shtohen armiqtë kudo përreth. Po thoni Vulini? Eh sikur të ishte ai vetmi…” tha Veljkovic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë