Loading…

Modric dëshiron të pensionohet te Real Madridi

  • 22/10/2021 | 14:20

Modric dëshiron të pensionohet te Real Madridi

Mesfushori kroat duket se është shumë i lumtur te Madrilenët.

Luka Modric është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Real Madridin që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Përkundër moshës Modric po vazhdon të luaj nivelet e tij më të larta dhe po tregon se është ende në formën më të mirë të mundshme.

Sipas ‘El Confindencial’, gjasat janë të mëdha që 36-vjeçari të pensionohet në “Santiago Bernabeu” pas disa sezonesh.

Kroati pritet që të rinovojë kontratën edhe për dy sezone tjera e më pas do të vlerësojë sërish nëse mund të vazhdojë të luajë edhe më shumë.

Modric është titullar i padiskutueshëm edhe këtë edicion te “Los Blancos”, në tetë ndeshje të luajtura ka bërë dy asistime.

Modric është pjesë e Realit që nga viti 2012 kur iu bashkua nga Tottenhami, që nga ajo kohë ka luajtur 399 ndeshje me klubin në të gjitha garat duke realizuar 28 gola e 63 asistime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë