Loading…

Modric refuzon t’i bashkohet Ronaldos te Al Nassri

  • 26/01/2023 | 15:27

Modric refuzon t’i bashkohet Ronaldos te Al Nassri

Skuadra arabe Al Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me marrjen e yllit botëror Cristiano Ronaldo, por synon edhe emra të tjerë të njohur nga futbolli evropian.


Së fundi u raportua se ata po provojnë ta rrëmbejnë mesfushorin kroat Luka Modric nga Real Madridi, por kjo duket se nuk do të ndodh.

Sipas “Marca”, mesfushori i Real Madridit, ka refuzuar ofertën e klubit të Arabisë Saudite që kërkuan ta merrnin atë pas përfundimit të këtij sezoni.

Me kontratën e Modriçit që skadon në fund të sezonit, Al Nassr shpresonte ta ribashkonte atë me ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo dhe thuhet se po ofronte një pagë prej 40 milionë euro në vit.

Megjithatë, legjenda kroate duket se do të vazhdojë te Real Madridi edhe për një sezon tjetër

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë