Loading…

Moggi: E mendova vetëvrasjen pas Calciopolit – skandali që e rrënoi Juventusin, por kurrë nuk u dëshmua asgjë

  • 14/10/2021 | 22:59

Moggi: E mendova vetëvrasjen pas Calciopolit – skandali që e rrënoi Juventusin, por kurrë nuk u dëshmua asgjë

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, ka thënë se e kishte menduar vetëvrasjen pas skandalit Calciopoli që i dërgoi Bianconerët në Serie B.


Netflix ka prodhuar një dokumentar të ri për skandalin që e goditi futbollin italian në vitin 2006, pak kohë para se Italia ta fitonte Kupën e Botës atëkohë.

Përgjimet telefonike ishin përdorur për të sugjeruar se disa klube ishin përpjekur të bënin presion në planifikimin e gjyqtarëve për të angazhuar emra të caktuar në drejtimin e ndeshjeve të tyre.

Pavarësisht nga supozimet, askush i përfshirë në skandalin e Calciopoli nuk u akuzua kurrë, e lëre më të shpallet fajtor për trukimin e ndeshjeve.

Figura kryesore ishte Moggi, drejtori i përgjithshëm i Juventusit. Skandali shënoi fundin e karrierës së tij, megjithëse ai tani punon si shkrimtar dhe analist sportiv.

“Kisha turp që të dilja në rrugë dhe asokohe mendova shumë gjëra, madje edhe vetëvrasjen. Ishte sikur unë ndodhesha i ngjitur në një dru dhe të gjithë nga poshtë bënin me shenjë kah unë, të gatshëm për të më gjuajtur. Dhjetë ditët e para ishin të tmerrshme”.

“Televizionet, radiostacionet dhe gazetat, flisnin vazhdimisht për skandalin dhe të tjerat, por unë kurrë nuk përfitova nga askush dhe asgjë. Të etiketohesha si hajn, ishte vërtet e dhimbshme. Ndihesha i poshtëruar, sikurse një shtëpi e tërë të ishte rrëzuar mbi mua”, ka rrëfyer Moggi në dokumentar.

Në fund të hetimit dhe ankesave të shumta, Juventusit iu hoqën dy tituj të Serie A dhe u ulën në Serie B. Milanit, Fiorentinas, Lazios, Regginas dhe Arezzos, po ashtu iu hoqën pikë, mirëpo nuk pati akuza për montim të ndeshjeve për asnjërin nga klubet e perënduara e as ndaj individëve.

“Nëse asnjë lojë nuk u konstatua se ishte montuar ose ndryshuar, nëse të gjithë gjyqtarët nën hetim ishin pastruar, atëherë çfarë dëmi i bëri kjo përfundimisht futbollit?”, ka pyetur Moggi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë