Loading…

Mogherin para se të largohet, pret nesër në Bruksel Thaçin dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

  • 28/10/2019 | 23:01

Mogherin para se të largohet, pret nesër në Bruksel Thaçin dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë e BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thirrur në një takim lamtumire në Bruksel, krerët r gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor: Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjës-Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Është bërë e ditur se në këtë takim do të marrin pjesë Raportohet se në këtë darkë do të marrin pjesë, Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq.

Theksohet se kjo ngjarje do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi ngjarjet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federica Mogherinit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë