Loading…

Mogherini bënë bashkë pozitë e opozitë

  • 03/03/2017 | 23:00

Mogherini bënë bashkë pozitë e opozitë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini, do të mbledh nesër në një takim të përbashkët të gjithë krerët e partive politike.


Ajo, do t’i takojë ata në zyrat e Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Metro.

Kjo konfirmohet edhe tek agjenda e Mogherinit, ku thuhet se në ora 11:00 ajo do të takojë udhëheqësit e partive politike.

Prezencën për gazetametro.net e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i kësaj partie Visar Ymeri, do të jetë në këtë takim.

Ndërsa edhe në agjendën e kryeministrit Isa Mustafa, është shënuar për takimin me Mogherinin dhe udhëheqësit e partive tjera.

Burime të Gazeta Metro, bëjnë me dije po ashtu se takimi do të jetë i përbashkët, derisa do të flitet për temat aktuale.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë