Loading…

Mogherini nga avioni e drejt në takim me Thaçin (Foto)

  • Nga

  • 04/03/2017 | 09:42

Mogherini nga avioni e drejt në takim me Thaçin (Foto)

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherni, sot në mëngjes ka arritur në Kosovë, ku ka një agjendë të ngjedhur takimesh me politikanët kosovarë.


Me të ateruar në Prishtinë, nga Tirana ku ka qëndruar gjatë pasdites së djeshme, pasi paradite kishte qëndruar në Beograd, Mogherni ka filluar një takim me presidentin Hashim Thaçi.

Mogherini arrin ne Prishtine

Gazeta Metro ka siguruar foto të aterimit të Mogherinit në Prishtinë, dhe siç vërehet edhe nga veshja, nuk ka zgjedhur të pushojë, por menjëherë ka filluar agjendën e takimeve, të cilën do ta vazhdojë me kryeministrin Mustafa, kryeparlamentarin Veseli, dhe në fund para se të niset për në Mitrovicë, ku do të vizitojë punimet në urën e Ibrit, do të mbledhë në një takim të përbashkët të gjithë liderët politikë të pozitës dhe opozitës.

thaci mogherini

Me gjasë Mogherini do të provojë t’u ndihmojë liderëve kosovarë të gjejnë një kompromis për temat e ndjeshme me të cilat po përballet vendi, siç janë ato për Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë