Loading…

Mogherini: Përfshirja e Ballkanit Perëndimor është në interes të BE’së

  • 17/06/2019 | 19:01

Mogherini: Përfshirja e Ballkanit Perëndimor është në interes të BE’së

Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, tha se Komisioni Evropian konsideron se Tirana dhe Shkupi janë të gatshëm për fillimin e negociatave e theksoi se opinioni publik do të ndryshoj në këto vende nëse nuk ndodh, transmeton Gazeta Metro.


Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, foli pas takimit të 28 ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE’së sot. Shefja e diplomacisë evropiane theksoi se zgjerimi është pjesë e strategjisë globale së zhvillimit të BE’së dhe është armë e veçantë që ka bashkësia për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mogherini shtoi se “E shoh si ri bashkim i kontinentit të Evropës, duhet të arrijmë të heqim dorë nga armët në të mirë të stabilitetit dhe paqes, menaxhimit të përbashkët të kufijve dhe zhvillimit ekonomik”.

Ministrat e Jashtëm të BE’së nesër do të duhej të vendosin për këtë çështje, bëhet me dije se vendimi mbi caktimin e datave të fillimit të negociatave për zgjerim për Maqedoninë Veriore do të shtyhen për vjeshtë, ndërsa për Shqipërinë për shkak të gjendjes politike dhe problemeve me krimin e organizuar shumica e shteteve anëtare  nuk janë të gatshme të i aprovojnë nisjen e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë