Loading…

Mogherini shpreh keqardhje për gabimin historik në lidhje me bisedimet për zgjerim

  • 20/10/2019 | 22:28

Mogherini shpreh keqardhje për gabimin historik në lidhje me bisedimet për zgjerim

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, ka thënë se Bashkimi Evropian kanë bërë një gabim historik që nuk arritën të bien dakord për fillimin e bisedimeve në lidhje me pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në blogun e saj, Mogherini ka shprehur keqardhje që liderët evropian nuk mund të pajtoheshin përkundër përparimit të jashtëzakonshëm që këto dy vende kanë bërë.

“Kjo është shumë më tepër sesa një shans i humbur, është një gabim historik që shpresojmë të korrigjohet sa më shpejt që të jetë e mundur” ka shkruar ajo.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i madh i fillimit të bisedimeve të anëtarësimit gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian të enjten dhe të premten, duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të rishikohen para se të lejojnë vendet të hyjnë në BE. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë