Loading…

Mogherini takim lamtumire me krerët e Ballkanit Perëndimor, sot në Bruksel Thaçi, Rama e Vucic

  • 29/10/2019 | 09:07

Mogherini takim lamtumire me krerët e Ballkanit Perëndimor, sot në Bruksel Thaçi, Rama e Vucic

Përfaqësuesja e lartë e BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të pres në takim lamtumire sot në Bruksel, krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja-Hercegovina.

Pjesë e takimit do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, ai i Malit të Zi Milo Djukanovic dhe anëtarët e Kryesisë nga Bosne e Hercegovina Zeljko Komsic, Milorad Dodik dhe Sefik Dzaferovic.

Kjo mbledhje do të zhvillohet për bisedime në lidhje me zhvillimet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federica Mogherinit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë