Loading…

Mogherni nesër fillon vizitën në rajon, të premtën në Kosovë

  • 28/02/2017 | 16:51

Mogherni nesër fillon vizitën në rajon, të premtën në Kosovë

Përfaqësuesja e Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini do të mbërrijë nesër për vizitë në Malin e Zi, që është ndalesa e parë e turneut të saj në rajon.


Në Kosovë, Mogherini do të vijë të premten, ku përveç takimeve me krerët e shtetit, ajo do të vizitojë edhe Mitrovicën, ku është paralajmëruar se do të përurojë rivitalizimin e urës së Ibrit, edhe pse atje punimet ende nuk duken afër përfundimit, shkruan gazetametro.net.

Ndërsa, në ditën e parë të turneut të saj në rajon, Mogherini në Podgorica do të takohet me zyrtarët më të lartë qeveritarë dhe deputetët e Parlamentit të Malit të Zi.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në Malin e Zi nesër pasdite do të takohet me kryetarin Filip Vujanovic, kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajovic dhe kryeministrin Dushko Markovic.

Mogherini nga Podgorica fillon turneun Ballkanit gjatë të cilit deri më 4 mars do të vizitojë edhe Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Maqedoninë.

Në prag të vizitës Mogherini njoftoi se bashkëpunimi në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është një nga prioritetet e BE’së, dhe ajo dëshiron të sheh përparim, që Unioni të jetë i sigurt që ky proces është i sigurt dhe i pakthyeshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë