Loading…

Molliqaj: Albin Kurti është bërë bishti i heshtur i Hashim Thaçit

  • 14/02/2020 | 20:46

Molliqaj: Albin Kurti është bërë bishti i heshtur i Hashim Thaçit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë në Munih, ku ka thënë se Kryeministri Albin Kurti tani më është bërë bisht i heshtur i Hashim Thaçit, shkruan Gazeta Metro.


Molliqaj  e ka akuzuar kryeministrin Kurti se po bëhet bisht i heshtur i presidentit Thaçi.

“Sot Albin Kurti, duke iu bashkuar përmbajtësisht projektit të Hashim Thaçit, po bëhet bishti i heshtur i Hashim Thaçit”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

DIALOGU ME SERBINË: KOKA E VJETËR, BISHTI I RI

Sot u nënshkrua me Serbinë edhe një marrëveshje e re, mbi bazën e procesit të vjetër të dialogut. Një dialog larg syve të publikut; marrëveshje që publikohen vetëm pasi të jenë nënshkruar; pa debat shoqëror e politik paraprakisht; me figurën e njëjtë në krye të këtij procesi – Thaçin – të pandryshuar e të pasfiduar. Sot pra, u nënshkrua edhe një marrëveshje me logjikën e njëjtë të 9 viteve të fundit: marrëveshje për pjesët por jo për tërësinë; marrëveshje për probleme më të vogla, pa e zgjidhur njëherë problemin politik në mes dy vendeve. Pa e arritur marrëveshjen përfundimtare që do të sillte njohje reciproke dhe pranim të subjektivitetit politik të shtetit të Kosovës nga Serbia.

Por, po aq e rëndësishme dhe ogurkeqe është heshtja absolute e kryeministrit Kurti. Heshtje kjo, me të cilën ai në fakt po flet shumë dhe po tregon që është bërë pjesë e projektit të vjetër të dialogut. Heshtje kjo, përmes së cilës po i heqë vetes çdo përmbajtje politike që e kishte artikuluar deri tash dhe përmes së cilës erdhi në pushtet.

Sot Albin Kurti, duke iu bashkuar përmbajtësisht projektit të Hashim Thaçit, po bëhet bishti i heshtur i Hashim Thaçit. Sot ai po tregon që pavarësisht nëse bashkërendimin me Thaçin nuk e ka të formalizuar, ai po ecë hapave të tij, pas tij, sepse ka zgjedhur projektin e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë