Loading…
Molliqaj habit: PSD do të ketë përsëri 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës
  • 14/08/2019 | 09:08

Molliqaj habit: PSD do të ketë përsëri 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës

Numri dy i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kjo parti do t’i ketë dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Metro.

Molliqaj ka deklaruar me bindje se PSD do t’i ketë mbi dhjetë deputetë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë më pak se 20 deputetë.

“Unë jam i bindur, po them sot dhe mbajeni në mend: PSD do t’i ketë dhjetë deputetë pas zgjedhjeve”, ka deklaruar Molliqaj. “Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë më pak se 20 për qind”.

Molliqaj, po ashtu ka thënë se dëshiron ta shoh një koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se dëshiron t’i shoh dy partitë opozitare në koalicion, në mënyrë që të shoh fuqinë e LDK-së dhe VV-së.

“Unë nuk mund ta përcaktoj një koalicion të tillë. Por si oponent politik, nuk jam kundër i këtij koalicioni. Dua ta shoh se sa janë të fuqishëm; edhe LDK-ja, e edhe VV-ja”, deklaroi Molliqaj në T7.

Sipas Molliqajt, Vetëvendosje dëshiron që me çdo kusht të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë