Loading…

Molliqaj: Haradinaj të zgjedhë një humbje me dinjitet

  • 07/06/2017 | 18:07

Molliqaj: Haradinaj të zgjedhë një humbje me dinjitet

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj tha të mërkurën në Gjakovë se kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka kundër-kandidat në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi sipas tij, Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa tashmë veç ka humbur.


Ndërsa për Ramush Haradinajn tha se ai ishte guximtar në luftë e frikacak në politikë për shkak se po fshihet për të mos dalë në debat përballë Kurtit.

Molliqaj pati një porosi për Haradinajn duke i thënë që të zgjedhë se në çfarë mënyre dëshiron ta përjetojë humbjen në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Një porosi për Ramush Haradinaj nga Gjakova: le të zgjedhë një humbje të dinjitetshme, ose një humbje pa dinjitet, sepse gjithsesi është humbës”, u shpreh Molliqaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë