“Shkrim me pretendime vetanake dhe jo fakte” e ka quajtur shkrimin e gazetarit Vehbi Kajtazi, “Vrasja e shumëfishtë e Astrti Deharit”, sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së.
Ai theksoi se brenda tekstit nuk ka hasur as edhe një fakt.
“Faktet nënkuptojnë fakte për rastin e Astrit Deharit. Ky ka paraqitur raste që kanë ndodhur në botë. Janë pretendime tuat që i bazon se ka vetëvrasje edhe më të rënda në botë”, ka thënë ai.
Tutje Molliqaj theksoi se prokurori Metush Biraj ka deklaruar se nuk janë afër mbylljes së rastit dhe deri sot asnjë hetim nuk e thotë se Dehari u vetëvra.
Ai përmend edhe ditarin e të ndjerit, i cili tregon se Dehari nuk ka pasur gjendje të rëndë psikike për të kryer vetëvrasje.
“Astrit Dehari ka pasur puls dhe frymëmarrje të rregullt. Ndërsa nga të gjithë ekspertët ka qenë se Dehari ka vdekur nga asfiksia. Qysh është e mundshme që dikush që ka vdekur nga asfiksia të ketë puls dhe frymëmarrje të rregullt”, ka thënë ai.