Loading…
Molliqaj i reagon AAK’së: Po punësoni militantë partiakë dhe familjarët e juaj në VALA
  • 14/03/2019 | 20:19

Molliqaj i reagon AAK’së: Po punësoni militantë partiakë dhe familjarët e juaj në VALA

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar skandalet e fundit që po ndodhin me punësimet e militantëve partiakë nëpër ndërmarrje publike, konkretisht në PTK

Telekomi i Kosovës është bërë vatër e punësimeve partiake, ndërsa së fundi janë zbuluar se këtu janë punësuar djali i Muharrem Nitajt, djali i Teuta Haxhiut si dhe reja e Pal Lekajt, raporton Periskopi.

E për këto punësime që kanë ndodhur në Telekom ka reaguar Dardan Molliqaj, deputet i Kuvendit të Kosovës në radhët e PSD-së.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se këto praktika të punësimit duhet të ndalen menjëherë dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për rivitalizimin e ndërmarrjeve tona publike.

Ky është postimi i plotë i Molliqajt:

Asnjë veprim në emër të interesit kombëtar, nuk e justifikon zhvatjen e shtetit.
Zhvatje nuk janë vetëm milionat e tenderave. Zhvatje është edhe shfrytëzimi i ndërmarrjeve publike për të mbipunësuar militantët partiakë dhe familjarët e të afërmit e pushtetit.

Nuk do të ketë zhvillim në Kosovë sa të ketë pushtete që projektin e shtetndërtimit dhe interesit të përgjithshëm, e shfrytëzojnë si mbulesë për kapjen e ndërmarrjeve publike dhe shfrytëzimin e tyre për pasurim personal.

Praktika të tilla duhet të ndalen menjëherë dhe të ndërmerren veprime konkrete për rivitalizimin e ndërmarrjeve tona publike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë