Dardan Molliqaj, Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin Zona e Debatit, kërkon nga shteti t’i publikojnë xhirimet e kamerave që dëshmojnë vendodhjen e aktivsitëve gjatë kohës kur ka ndodhur sulmi në kuvend.
“Xhirimet ekzistojnë, policia i ka marrë, nëse nuk del se si po themi atëherë marrim përgjegjësi”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka thënë se shteti do të mbajë përgjegjësi për aktivistët që janë në paraburgim sepse nuk ka asnjë teori me i dënu aktivistët.
“Ky shtet ka me mbajt pergjegjësi sepse nuk ka asnjë teori me i denu aktivistët tonë”, ka thënë Molliqaj.
E këtë e tha duke u mbështetur në videon e publikuar sot nga LVV, duke treguar për vendodhjen e aktivistëve të cilët po dyshohen për sulmin ngaj kuvendit, ku aty tregohet vendodhja e aktivisteve gjatë kohës së sulmit.
Molliqaj tha se përveç kësaj dëshmie që tregon vendodhjen fizike me pamje si dëshmi të dytë ka paraqitur edhe sinajlin e telefonit.
Këto video janë bërë nga aktivistët e lëvizjes shtoi Molliqaj.
Gjithashtu ai gjatë emsionit tha se arsyea pse nuk po i dërgojnë në hetim këto është sepse asnjë aktivist nuk do të ketë asnjë shenjë identifikuese dhe ata kështu do të vazhdojnë që ndoshta brenda vitit do ti lironjë.
“Arsyea pse nuk i kanë qu është e qartë, asnjë aktivisit nuk do të këtë asnjë shenjë identifikuse, dhe ata po vazhdojne, e që ndoshta brenda vitit do ti lirojne”, ka thënë Molliqaj./gazetametro.net