Loading…

Molliqaj: Kurti ka mashtruar me veprimet në Veri, Kosovës do t’i servohet Asociacioni

  • 05/06/2023 | 21:46

Molliqaj: Kurti ka mashtruar me veprimet në Veri, Kosovës do t’i servohet Asociacioni

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se kryetari i Mitrovicës së Veriut nuk është betuar në objektin e komunës dhe as nuk shkon në punë aty.


Molliaj ka thënë se kryeministri Kurti “ka mashtruar me veprimet në Veri”.

”Sa që jam gëzu, ia kam marrë inatin kryetarit të PDK-së. Kosova për më shumë se 2 javë është mashtru nga kjo Qeveri, dhe ai e kish ditë dhe mirë që tregojë tash. Betimi i kryetarit nuk ka ndodhur në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut, e as nuk shkon në punë aty”, ka thënë Moliqaj.

Më tutje, Molliqaj ka deklaruar se Kurti ka qëllim ”që të shihet si politikan rezistent”.

”Për bindjen tonë gjithë ky veprim ka për synim me ruajtë petkun e politikanit rezistent ose politikanit pakompromis të Albin Kurtit. Ajo që do të ndodh tutje është themelimi i Asociacionit. Kosovës vetëm një gjë do t’i servohet”, ka thënë Molliqaj në emisionin Pressing të T7.

Kryetari i PSD-së, ka deklaruar se “në këto dy javë ka ndodhur një mashtrim i madh”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë