Loading…

Molliqaj, Kurtit: Merr përgjegjësi, dorëhiqu

  • 27/01/2023 | 20:25

Molliqaj, Kurtit: Merr përgjegjësi, dorëhiqu

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili konfirmoi se nuk është i ftuar në takimin e Ambasadës së Amerikës për çështjen e Asociacionit.


Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj i ka kërkuar Kurtit që të marrë përgjegjësi dhe të dorëhiqet.

Ai tha se ndërkombëtarët duan ta implementojnë Asociacionin, pa e “koritur” Kurtin.

Sipas Molliqaj, ndërkombëtarët e kanë kuptuar që tek kryeminstri duhet ruajtur aura e njeriut të pakompromis.

Molliqaj tha se Kurti e luan viktimën dhe dëshiron të thotë që nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë.

Postimi i plotë:

Merr përgjegjësi, dorëhiqu z. kryeministër!

Ndërkombëtarët duan ta implementojnë asociacionin, pa e korit Albinin. Ata e kuptojnë që tek ky duhet ruajtur aura e njeriut të pakompromis, por vetëm duket e ditur që ai edhe nuk do ta përdor pushtetin e 51%-shit për ta bllokuar procesin.

Pra këtu tashmë ekziston një pajtueshmëri, implementimi është veç temë strategjie.

Ndërsa Kurti, teksa luan viktimën, dëshiron të thotë që nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë. Pra nuk e mohon, por e paralajmëron asociacionin. Ky lajmëtar i orëve të para.

Por rolin e viktimës nuk e luan dot dikush me aq shumë pushtet. Viktima presupozon mungesën e pushtetit. Pushtet është edhe dorëheqja. Shkuarja në zgjedhje është guxim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë