Loading…

Molliqaj: Muri s’po rrënohet, vetëm po shkurtohet

  • 05/02/2017 | 13:00

Molliqaj: Muri s’po rrënohet, vetëm po shkurtohet

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar menjëherë pas rrënimit të murit në Mitrovicë. Ai ka përsëritur se muri thjesht është vetëm duke u shkurtuar.


“Se nuk po rrënohet muri, por vetëm po shkurtohet, e dëshmon fakti që më 7 shkurt do të ndërtohet një mur tjetër, shumë pak më tutje nga ky aktuali, dhe do të jetë rreth 1 metër i lartë”, u shpreh ai në rrjetin social Facebook.

“Kjo, në fakt tregon që muri nuk po rrënohet, por vetëm po “spostohet” pak më tutje dhe po shkurtohet pak”, shtoi Molliqaj, transmeton gazetametro.net.

Tutje, ai ka ofruar edhe arsyen se pse u rrënua muri aktual, e kjo sipas tij i shkon për shtati qeverisë së Kosovës, që siç ka thënë ai – të dalë mirë përkohësisht para publikut.

“Arsyeja se pse po rrënohet muri aktual, është që Qeveria e Kosovës të dalë mirë përkohësisht para qytetarëve të saj ngase presioni publik për rrënimin e murit ishte shumë i madh. Mirëpo, marrëveshja e fundit tregon që Serbia ka arritur qëllimin e saj që në atë pjesë të ketë mur. Pra, fillimisht qeveria e Kosovës fiton poena, pastaj pas disa ditësh Serbia fiton mur ndërsa Kosova e humbë edhe më tutje kontrollin mbi veriun e vendit”, tha Molliqaj. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë