Loading…

Molliqaj: Nuk do të ndalemi derisa vendimi për shtrenjtim të rrymës të kthehet mbrapa

  • 29/01/2022 | 14:55

Molliqaj: Nuk do të ndalemi derisa vendimi për shtrenjtim të rrymës të kthehet mbrapa

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Mollqaj, para protestuesve ka bërë thirrje që vendimi i ZRrE’së për shtrenjtim të rrymës të hidhet poshtë, transmeton Gazeta Metro.


Molliqaj para protestuesve ka thënë se s’do ta lejojnë që vendimi të kalojë.

“Propozimi i ZRrE-së duhet të hudhet poshtë, ai propozim s’ka me kalu, këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë”, ka thënë ai.

Molliqaj poashtu ka deklaruar se nuk do të ndalen derisa vendimi të kthehet mbrapa.

“Porosia jonë është e qartë, ne nuk ndalemi ju duhet të ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk ndaleni ne do të jemi çdo ditë edhe më të guximshëm”, ka thënë Molliqaj.

Në fund të protestës, protestuesit kanë hedhur poqa dhe qirinjë në shenjë revolte. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë