Loading…
Molliqaj: Nuk ka dallime konceptuale për draftplatformën në mes partive
  • 12/02/2019 | 20:39

Molliqaj: Nuk ka dallime konceptuale për draftplatformën në mes partive

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se draftplatforma për dialogun është e rëndësishme, ndërsa shton se për të nuk ka dallime konceptuale ndërmjet partive politike, përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen e LDK-në, transmeton Gazeta Metro.


Ai nuk pret që të dalë dikush kundër kësaj draftplatforme për dialogun.

“Kemi të bëjmë me strukturën e dokumentit, qëllimet e përmbajtjen e saj, sepse ka rëndësi se çfarë fusim në këtë dokument. Ka dallime që nuk janë thelbësore por përmbajtjesore. S’ka dallime shumë ndërmjet partive. Po bëhet fjalë për një draft të rëndësishëm pasi është shumë i rëndësishëm”, është shprehur Molliqaj në Rubikon.

Ai ka thënë se nuk ka hapësirë për t’u refuzuar kjo platformë, ndërsa thekson se LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm vërejtje strategjike dhe jo konceptuale.

“Nuk ka vërejtje substanciale për këtë tekst. Nuk do të ketë diçka konceptuale me thënë se ky është problemi konceptual që e bënë të pamundur kontributin në përmirësimin e platformës. Në këtë kuptim nuk pres që të ketë kundër”, u shpreh ai

Ai tha se është hera e parë që për dialogun po punohet sic duhet dhe kjo e tregon rolin dhe fuqinë e PSD-së brenda delegacionit shtetëror.

“Unë e kuptoj që ata mund të kenë qëndrime të ndryshme me presidentin, kryeministrin a PSD-në por jo me dokumentin. Do të ketë vërejtje që besoj se do të jenë të drejta”, u shpreh Molliqaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë