Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar edhe një herë lidhur me dy marrëveshjet e lidhura nga qeveria e Ksovës, Demarkacionin me Malin e Zi, dhe Associacionin e komunave me shumicë serbe
Ai ka paralajmëruar kuMolliqaj paralajmwron: Demarkacionin do ta kundwrshtojmw fuqishwmdërshtim të fortë ndaj marrëveshjeve në fjalë, kundërshtim të cilin, sipas tij e kanë obligim edhe ndaj aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
“Më 4 gusht 2015 e patëm paralajmëruar Qeverinë që nëse nënshkruan “Zajednicën” dhe demarkacionin, nuk do të ketë qetësi në Kosovë. Qeveria insistoi në mënyrë arrogante, përkundër fakteve dhe argumenteve që e dëshmuan të jetë gabim, dhe kjo e prishi qetësinë në vend” ka shkruar Molliqaj në rrjetin social Facebook, transmeton gazetametro.net
“Sot paralajmërojmë sërish: çdo tentim për kthimin e demarkacionit, do ta kthejë edhe më fuqishëm kundërshtimin”, u shpreh ai.
Ai në fund tha se ky kundërshtim është obligim ndaj shtetit, dhe është obligim ndaj përpjekjes së tyre gati dy vjeçare.
“Dhe mbi të gjitha, është obligim ndaj Astrit Deharit i cili u flijua në kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve.Demarkacioni nuk kalon!”, u shpreh Molliqaj. /gazetametro.net