Loading…

Molliqaj thirrje opozitës: Mos merrni pjesë në seancë

  • 14/01/2022 | 21:26

Molliqaj thirrje opozitës: Mos merrni pjesë në seancë

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD’së, i ka bërë ftesë opozitës që të mos marrin pjesë në seancën e nesërme të jashtëzakonshme të cilën e thirri kryeministri Albin Kurti.


Në seancën ku pritet të nxjerrët një rezultatë rreth lejimit të referendumit serb në Kosovë, tashmë është dekalruar PDK se nuk do marrë pjesë, kurse AAK do të jetë aty. Vetëm LDK nuk dihet ende.

Ja postimi i plotë:

Ftesë opozitës: mos merrni pjesë në seancë!
Nevojat e Kurtit nuk janë edhe nevojat e shtetit të Kosovës. Qëllimet e Qeverisë nuk janë edhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ndërsa, koncensusi politik i shërben vetëm metodave perfide të Kryeministrit. Ai ka nevojë për një opozitë që i rri gatitur.
Gabimet e partive opozitare, bërë në të kaluarën, nuk guxojnë ta përcaktojnë as shantazhojnë rrugëtimin e subjekteve politike. Mendësia e “mëkatit fillestar” duhet ndërprerë. Kjo logjikë merr pengje. Veprimi i lirë është jashtë koordinatave të vendosura nga pushteti obstruksionist. Skenaret e Kurtit e defaktorizojnë opozitën dhe e ngulfasin të ardhmen.
Mos merrni pjesë në seancën e së shtunës!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë