Loading…

Molliqaj: Veseli së bashku me Thaçin e Vucicin duan të vendosin për Kosovën

  • 27/08/2018 | 19:14

Molliqaj: Veseli së bashku me Thaçin e Vucicin duan të vendosin për Kosovën

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, i ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, kryeparlamentarit Kadri Veseli, pasi ky i fundit e ka quajtur absurde thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nga opozita.


Molliqaj ka thënë se Veseli së bashku me Thaçin e Vucicin po duan të vendosin për Kosovën, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli, shkruan gazetametro.net.

Ja postimi i plotë i tij:

Shteti ynë paska mbërritur në këtë pikë ku thirrja e një seance të jashtëzakonshme të quhet veprim absurd, antidemokratik, etj. dhe pikërisht nga kryetari i Kuvendit!

Pra Kadri Veseli po e don një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli.

Reagimi i tij plot mllef ndaj opozitës veç sa po e konfirmon drejtësinë e kërkesës tonë për seancë të jashtëzakonshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë