Loading…

Molliqaj: Vetëvendosje e përdori rastin e Astrit Deharit deri sa erdhi në pushtet

  • 20/01/2022 | 08:33

Molliqaj: Vetëvendosje e përdori rastin e Astrit Deharit deri sa erdhi në pushtet

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, tha se Vetëvendosje e ka përdorur rastin e Astrit Deharit deri në momentin që ka ardhur në pushtet, e pas ardhjes në krye të qeverisë, sipas tij, nuk po e përmendin më.


“Janë tri faza. Deri në vdekjen e Astritit nuk flet askush nga Vetëvendosje dhe faza e dytë nga vdekja e tij deri në pushtet ku e përdorin maksimalisht, shpifin, trillojnë, keqpërdorin, instrumentalizojnë dhe me ardhjen në pushtet mshelet. Në fushatë Astriti, pas fushatës kryhet”, tha Molliqaj në KlanKosova.

Sipas tij, kjo qeveri është përgjegjëse, pasi nuk po e zbardh rastin për vdekjen e Astrit Deharit.

“Kjo qeveri është përgjegjëse po aq sa qeveria kur ka vdekë Astrit Dehari, pse ka vdekë Astrit Dehari këta janë përgjegjës, se nuk po e zbardhin rastin. Kryeministri Albin Kurti, ministrat e tij, partia Vetëvendosje janë përgjegjës përveç nëse na zbardhin rastin dhe atëherë do të marrin lëvdata edhe nga PSD-ja.. Por mua më duket se nuk janë duke bërë asgjë”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë