Loading…

Molliqajt nuk i lejohet çasja në dokumente publike të MSH: Kjo Qeveri është bunker

  • 08/11/2021 | 13:42

Molliqajt nuk i lejohet çasja në dokumente publike të MSH: Kjo Qeveri është bunker

Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj, ka njoftuar se nuk i është lejuar çasja në dokumentet publike të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.


Molliqaj përmes një postimi në Facebook tha se Qeveria ngjan me një bunker, dhe institucionet që janë të mbyllura vjen për shkak të rrezikut që e shohin dhe dyshimin në mënyrën e funksionimit.

”Paaftësi dhe paranojë. Ky është kombinim fatal. Institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej. Por, jo rrallë gjërat mbesin pezull nga mungesa e kompetencës”, shkroi Molliqaj.

Ai ka publikuar dokumente që tregojnë se nuk I lejohet çasja, derisa tha se paranoja e kësaj qeverie sjell bunkerizmin, mungesën e punës dhe pezullimin.

Më poshtë postimi i plotë:

Bunker – Qeveri

Paaftësi dhe paranojë. Ky është kombinim fatal. Institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej. Por, jo rrallë gjërat mbesin pezull nga mungesa e kompetencës.

Paranoja sjell bunkerizim, paaftësia pezullim e mungesë pune. Qeveria dhe Kuvendi janë të bunkerizuara, por edhe tejet të ngathta. Ja shembujt konkret:

1. Kanë kaluar 53 ditë ç’prej se kemi dorëzuar kërkesën për çasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Vendimi i dates 12 gusht për lirim të masave të pandemisë në vlugun e infektimeve duhet të zbardhet. Për këtë duhet ta dimë rekomandimin e IKShP-së. Ministria po hesht.

2. Kanë kaluar 33 ditë prej se i kemi dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë. Edhe këtu asnjë përgjigje.

Ligji për Qasje në Dokumente Publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë që një gjë të tillë ta bëjnë brenda një afati 7 ditor. Ata patjetër se janë në shkelje të ligjit. Por, mungesa e transparencës është simptoma e parë për një problem që po zihet brenda. Paaftësinë dhe paranojën nuk po e fshehin dot. Se çfarë po ruhet nga fshehja e informacionit do ta ndjekim deri në fund./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë