Loading…

MoMA mbyll dyert përkohësisht

  • 05/02/2019 | 21:15

MoMA mbyll dyert përkohësisht

Muzeu i Artit Modern në Nju Jork (MoMA) do të mbyllë dyert për një periudhë katër mujore, nga mesi i qershorit deri në fund të tetorit, periudha e nevojshme për të përfunduar fazën e fundit të punimeve për zgjerimin e institucionit.


Në momentin e rihapjes më 21 tetor, muzeu do të përfshijë 3600 metra katrorë hapësirë shtesë që do të shërbejë si ekspozitë, ose një të tretën më shumë sesa sipërfaqja e shfrytëzuar deri më tani 12500 metra katrorë, transmeton kp.

Projekti i cili do të kushtojë 400 milionë dollarë në total, synon jo vetëm shtimin e galerive në muze, por edhe të nxisë dialogun midis formave të ndryshme të arteve pamore, pikturës, por edhe arkitekturës, skulpturës, fotografisë, apo dizajnit.

MoMA do të ketë gjithashtu brenda strukturës së saj një hapësirë të re, e pagëzuar “The Studio”, që do të mirëpresë performancat live./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë